PS e drejtuar nga Edi Rama mbledh sot Kryesinë e partisë, gjatë së cilës do të bëhet një analizë e punës së funksionarëve. Mësohet se një pikë e nxehtë e mbledhjes së sotme do të jetë performanca e dobët e forumit eurosocialist FRESSH.
Problemet e FRESSH dolën në pah dhe nga protesta e studentëve. Burime nga Partia Socialiste thanë se FRESSH-i nuk ka bërë asnjë sqarim apo diskutim brenda fakulteteve për ligjin e arsimit të lartë, tarifave të kërkuara nga rektorët dhe dekanët për t’u paguar menjëherë dhe përcjelljen e shqetësimeve të studentëve pranë strukturave drejtuese të PS-së dhe Ministrisë së Arsimit.
Edhe vetë Kryeministri Rama, i cili gjatë një takimi me studentë në një nga studiot televizive u shpreh se FRESSH-i jo vetëm nuk ka ndikuar në protestën e studentëve, por është inekzistent si forum./opinion.al