Home KRYESORE Zjarri shkrumbon tregun e madh në Laç, dëme të shumta materiale/video

Zjarri shkrumbon tregun e madh në Laç, dëme të shumta materiale/video

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë tregun e madh në qytetin e Laçit rreth orës 5.30 të mëngjesit.

Fillimisht zjarri ka përfshirë tregun e rrobave dhe më pas atë industrial duke shkaktuar mjaft dëme tek tregtarët. Po ashtu raportohet se flakët janë përhapur dhe në një kompleks lokalesh dhe banesa që ndodhen pranë.

Zjarrfikësit kanë vënë në kontroll zjarrin, por nuk dihen ende shkaqet e rënies së tij.

Zjarrfikësit e Laçit janë ndihmuar nga ata të Lezhës e Krujës. Në vendngjarje janë dërguar edhe forca të shumta policore./opinion.al

Share: