Sot pritet që Partia Demokratike të tregojë faktet që sipas saj dëshmojnë për afera të errëta që lidhen me projektin e Unazës së Madhe në Tiranë.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha e rikonfirmoi këtë fakt të martën në mbrëmje kur takoi për të disatën herë banorët e zonës së Astirit që do t’ju prishën shtëpinë nga ndërtimi i rrugës së re.
Basha tha se Partia Demokratike do të publikojë ditën e sotme një pjesë të errët të aferës korruptive tek Unaza e Madhe. “Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë 40 milionë euro, por së bashku me figurat e krimit të organizuar kërkon të ndërtojë pallate”, tha Basha.
Hije skandali shoqërojnë projektin më të madh infrastrukturor në Tianë. U mësua publikisht se kompania që ka fituar tenderin për rrethrrotullimin tek Shqiponja ka falsifikuar dokumentat. Po kështu në media kanë dale dokumente se pas kompanisë fiktive “DH Albania”, qendron biznesmeni Bashkim Ulaj, ndërtues i njohur pallatesh, HEC-esh, etj./opinion.al