Home KRYESORE Me parrullat “Edi Rama o legen prite, Shkodrën se po vjen”, “Qeveri...

Me parrullat “Edi Rama o legen prite, Shkodrën se po vjen”, “Qeveri hajdute”…

Agravon situata në Shkodër, protestuesit thejnë xhamin e Prefekturës: Në pushtet vijnë përdhunuesit, atij që s’ka para i thyejnë brinjët (FOTO+VIDEO)

Protestuesit e Shkodrës pas bllokimit të qarkullimit, kanë shkuara para Prefekturës ku po protestojnë kundër qeverisë dhe situatëtën në të cilët ndodhet vendi.

Me parrullat “Edi Rama o legen prite, Shkodrën se po vjen”, “Qeveri hajdute”, “Poshtë Edi Rama”, “Poshtë Edi Rama”,”Ulni çmimin e naftës”, qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të karburantit, rritjen e cilësisë së jetesës.

Të pranishëm në këtë protestë janë edhe familjet e dëmtuara nga përmbytjet e vitit të kaluar, të cilët nuk janë dëmshpërblyer, ndërkohë që situata ka agravuar në hedhje sendesh të forta drejt godinës së Prefekturës së Shkodrës, ku mësohet se është thyer edhe një xham i saj.

Një protestues ka shpërthyer ndaj qeverisë, ku shprehet se kjo është qeveri e krimit, pasi në pushtet vjen ai që është përdhunues, mashtrues, hajdut, por sepse ka para, ndërsa ai që nuk ka, i vihen prangat dhe e dhunojnë pse proteston.

“Një pianec, një drogaxhi, një përdhunues, një mashtrues, një hajdut vjen në pushtet në gradat më të larta në qoftëse ka valixhen me para. Ndërsa atij që po vdes urie, i vë prangat dhe i thejnë hundët e turinjtë.”, – thotë ndër të tjera qytetari.

VIDEO: 

(B.B/ Faxweb.al)

Share: