Protesta e studentëve para ministrisë së Arsimit, duket se nuk po gjen dakordësi mes studentëve dhe antarëve të organizatave politike.
Studentët po përplasen duke akuzuar njëri-tjetrin se janë pjesë të forumeve të partive poltike, ndërkohë që nuk duan as përfshirjen e organizatës “Lëvizja për Universitetin”.
Një student e Lëvizjes për Universitetin, shprehet se student të formueve poltike janë të pranishëm në proetstë për të përçarë studentët.
“Do ti demaskojmë të gjithë personat që janë nga formet e partive politike. Vijnë këtu për të përçarë studentët. Nuk duam asnjërën prej forumeve politike që të jenë këtu. Kanë marrë të gjithë megafonët dhe po flasin vetëm të rinjtë të formeve politike.Eksponetët e partive poltike e kanë nxjerrë koën ditëve të fundit. Mjafton një kërkim i vogël dhe evidentohet lehtë se kush janë me partitë politike.”– shperhet një studente./opinion.al