Home KRYESORE Nikolla thotë “e kam të lehtë të iki”, por nuk tregon pse...

Nikolla thotë “e kam të lehtë të iki”, por nuk tregon pse po qendron

Me një zë gati të mekur Lindita Nikolla doli në foltoren e parlamentit pasi kishte mbaruar debati, pasi kishin folur deputetët e opozitës dhe kryeministri. Ajo që diskutohet në rrugë jo zyrtare se Nikolla ka paraqitur dorëheqjen por nuk e ka pranuar Rama (së paku për momentin) u vertetua sot.

“Unë dal nga ministria dhe nuk e kam të vështirë. Kam punuar çdo ditë si të ishte e fundit”- ishin disa nga fjalët e ministres së arsimit Lindita Nikolla në sallën e Kuvendit.

“Do kishte qenë e lehtë për “ndrikull Nikollën me diplomë Kristali” me luksin e çantave mijëra euro. Do kisha shpëtuar nga memet dhe shpifjet që kanë shkuar deri në fëmijërinë time”- tha Nikolla, ndërsa në fund nuk sqaroi se pse po qendron akoma në krye te këtij dikasteri, kur me mijëra student vazhdojnë të protestojnë./opinion.al

Share: