Home KRYESORE Një studente tregon si e detyruan të dorëhiqet pedagogun e ‘Arkitekturës’

Një studente tregon si e detyruan të dorëhiqet pedagogun e ‘Arkitekturës’

Një studente ka treguar në studion e emisionit ‘Opinion” në Tv Klan mënyrën se si arritën të detyrojnë pedagogun e Arkitekturës të japë dorëheqjen.

Në një mbledhje prej 4 orësh të të gjithë studentëve të Arkitekturës dhe stafit të pedagogëve të këtij fakulteti, u arrit të diskutoheshin shumë problematika.

Ajo tregoi edhe mënyrën se si arritën studentët të vendosin nën presion pedagogun, të cilin edhe e kanë denoncuar publikisht, të japë dorëheqjen.

Sipas saj, studentë të ndryshëm, në vite të ndryshme, e kritikuan dhe e akuzuan për sjellje jo normale, duke e kërcënuar edhe me publikimin e disa videove apo fotove që studentët kishin siguruar.

I gjendur përballë akuzave të shumta dhe këtij fakti në fjalë, pedagogu më në fund vendosi që të dorëhiqet.

Share: