Home KRYESORE Pas Majlinda Bregut dhe Jozefina Topalli gjen punë në organizatë të huaj

Pas Majlinda Bregut dhe Jozefina Topalli gjen punë në organizatë të huaj

Jozefina Topalli duket se ka hequr dore perfundimisht nga politika. Ndryshe nga ç’pati deklaruar me pare se mund te formoje parti te re, ajo tashme ka gjetur punë ne nje organizate te huaj, njesoj si Majlinda Bregu.

Ish kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është emëruar si eksperte e misionit të OSBE-së në Malin e Zi.

Lajmi bëhet me dije nga Parlamenti malazez, teksa thuhet se Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Legjislativ, Marta Sçepanoviç dhe anëtaren Jovanka Laliçiç.

Në takim dy palët folën për bashkëpunimin e suksesshëm mes Parlamentit të Malit të Zi dhe Misionit të OSBE-së në Malin e Zi, duke u fokusuar në përmirësimin e kapaciteteve të Parlamentit përmes mbështetjes për disa organe punuese.

Jozefina Topalli ka patur nje karriere e gjate politike ne kohen kur PD-në e drejtonte Sali Berisha. Ajo ka qene n/kryetare e PD dhe kryetare parlamenti. Topalli pati perplasje me Bashen, ndersa u nuk u përfshi në listë për deputete ne zgjedhjet e vitit te kaluar.

Share: