Home KRYESORE Po transportoheshin paratë e “Patentave”, maskat grabisin 7.5 mln lekë

Po transportoheshin paratë e “Patentave”, maskat grabisin 7.5 mln lekë

Një automjet që po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave në Durrës është grabitur nga persona të maskuar dhe të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Shkozë dhe paraprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë kryer grabitjen.

Mësohet se shuma e grabitur është 7.5 milionë lekë të reja.

Sipas policisë, dy autorët ishin me një makinë benz, kur kanë ndaluar makinën që po transportonte paratë.

Burimet bëjnë të ditur se autorët neutralizuan rojet private dhe pasi morën sasinë e parave u larguan në drejtim të Shijakut.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Share: