Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas deklaratave të liderit të opozitës greke Qiriakos Micotaqis se qeveria shqiptare po prish pronat e minoritetit në Himarë.
Bushati tha për Adi Krastën në “A Show” në News24 se bëhet fjalë për një vendim të qeverisë shqiptare, i cili kërkon të marrë në shqyrtim pronat që kanë statusin shtetëror, për qëllime të investimeve në fushën e turizmit dhe nuk bëhet fjalë për prona private.
Pjesë na intervista:
Në raport me pronat ka folur para dy ditësh Micotaqis në kongresin e partisë së tij. Ai ka fajësuar kryeministrin se me një veprim individual ose me praninë e tij për shembull në Himarë ka bërë një tjetërsim të pronave ose në një kuptim Himarën e ka destabilizuar në rast se do mund ta shohim nga optika greke, kjo nuk është më një plazdar i problematikave më shumë të folura se çdo ndodhi tjetër, por edhe incidentet nuk është se nuk kanë ekzistuar.
Si me thënë, ju bën përshtypje një deklaratë e tillë e Micotaqis, ose më saktë ju bën ju përshtypje si Ministër i Jashtëm, sentimentet e shprehura pak agresivisht atje apo ju dini diçka nga Ministri i Jashtëm në një tetë a tetë që si me thënë “lëri të flasin se ato që shkruhen janë ato që fliten midis nesh”?
Ka një dallim thelbësor ndërmjet Greqisë dhe një pjese të mirë të vendeve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë për fat të keq, ku nga desku, pra nga specialisti më i fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme deri tek Presidenti i Republikës, kur vjen puna për çështje të interesit kombëtar flasin të gjithë njëlloj dhe mund ta them edhe publikisht, duke qenë se ky është një emision paksa tipik nga formati që përgjithësisht MPJ Greke dhe MPJ Serbe janë dy ministri në rajon që janë relativisht shkëmb graniti.
Pra janë monolitike dhe të palëvizshme?
Janë monolitike dhe të palëvizshme, por qoftë tek deklarata e Micotaqis qoftë tek deklarata e MPJ greke është e bazuar mbi lajme të rreme.
Pse?
Sepse së pari bëhet fjalë për një vendim të qeverisë shqiptare, i cili kërkon të marrë në shqyrtim pronat që kanë statusin shtetëror, për qëllime të investimeve në fushën e turizmit. Pra nuk bëhet fjalë për prona….
Për të marr nga dikush dhe për t’ia dhënë dikujt.
…të cilat mund të jenë në dispozicion sot të një qytetari privat
v.l/ Dita