Zot!
Nga Denata Toce
Kjo leter/lutje eshte per Ty. Nuk kam shume per te thene, se ti tashme e njeh zemren time. Kam jetuar nje vit te brishte, sikurse eshte dhe vendi im! Nje vit te bekuar dhe me emocione si dhurata e nje jete dhe perjetimi cdo dite e te qenurit nena e Samuelit.
Kam jetuar nje vit te brishte sikurse jane dhe ditet ne familjen shqiptare, por Ti, Ti nuk harron te mbushesh me ushqim vatrat tona, e me shprese zemren e thyer… kam kaluar nje vit te brishte, ndersa kam pare syte e prinderve me femijet e tyre ne veshtiresi, ketu ne vendin tim, ku dhe shpresen, e cila thone se vdes e fundit, nuk e rroken dot… Por Ti, At, i ke dhene forcen, dhe zemren e nje luani ketyre nenave e baballareve, veper e cila me mallengjen çdo dite… lutem qe ata te kene ty ne krah!
Vit i brishte ky 2018-ta At, ndersa shikoj njerezit e vendit tim qe largohen nga shtepite e tyre dhe nga familjet per nje jete “me te mire”, por nje vit me vlera: te rinjte u ngriten dhe i bene dhuraten me te bukur vetes dhe vendit!
2019-ta te perket serish Ty At. Perpara se ne te hapim gojen, Ti na njeh zemren e mendjen. .. na jep mençuri te kuptojme me mire vullnetin tend dhe te veprojme ne kohe per vepren e drejte… beko shqiptaret At! Beko vendin tim, ndersa nje tjeter vit i brishte duket se po vjen…
(Lutje e ngjashme e bere nga une edhe ne 2013-en)