Studentët do të vijojnë nesër protestën përpara Kryeministrisë, në përpjekje për të fituar edhe kërkesat e tjera që ata kanë ndaj qeverisë. Ata kanë publikuar axhendën e protestës dhe kërkesat që kanë.
Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:
- Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
- Përgjysmimi i tarifës së studimit.
- Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
- Bordi i Administrimit të ketë? numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.
Nga këto, pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht dje.