Erion Braçe me vendim të kryeministrit Edi Rama është caktuar në postin e zëvendësministrit, një post ky mjaft i rëndësishëm.
Po duket se ky vendim i Ramës e ka gjetur të papërgatitur Braçen, i cili është shprehur entuziast para mediave. Teksa Rama deklaroi se Braçe do të mbante këtë pozicion të ri, në sallën e Asamblesë së PS ‘shpërthyen’ duartrokitjet, ç’ka tregon se deputeti ka një mbështetje të gjerë dhe në radhët e kolegëve të tij.
“Është një përgjegjësi shumë e madhe, më mirë që t’iu shërbejmë njerëzve (pyetur nga gazetaret nëse synonte ministrinë e financave). Dua ti them çdo shqiptari që të mos paguajë asnjë qindarkë zyrave të shtetit ,për marrjen e ç’do lloj shërbimi apo dokumenti”, u shpreh Braçe.
Ashtu siç edhe e raportuam më herët kjo lëvizje e Ramës ka gjetur të papërgatitur një pjesë të mirë të ministrave, veçanërisht Damian Gjiknurin dhe Arben Ahmetajn.