Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbledhjen e qeverisë ditën e sotme. Sipas Ramës, në fokus kjo mbledhje do të ketë studentët dhe 8 kërkesat e tyre.
“Mbledhja e Qeverisë sot ka në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin. Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave (VKM), si edhe plani i punës në vijim, do të njoftohen për publikun në një konferencë shtypi të posaçme, live 11.30”, shkruan Rama në Twitter.