Pasi bëri një parashtrim të gjatë të arritjeve të Lindita Nikollës në krye të ministrisë së Arsimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se e ka shkarkruar nga detyra, duke e zëvëndësuar me Besa Shahinin, e cila aktualisht mban postin e zv/ministres së Arsimit.
Ai gjithashtu vlerësoi performancën e Arben Ahmetajt në krye të ministrisë së Financave, por tha se do ta zëvendësojë atë me Anila Denajn, e cila “ka një ekesperiencë të gjatë si financiere”.
Një tjetër ministër i shkarkuar është kreu i Ministrisë së Jashtme, Ditmir Bushati, detyrën e të cilit do ta marrë zëvendësi i tij, diplmatit Genti Caka.
“Ministrat që do largohen kanë një rol tejet pozitiv në diçka që kemi bërë dhe transformimet që kemi sjellë. Janë një gjeneratë drejtuesish që ka shumë për të dhënë edhe në parti, Të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet tja lënë vendin të tjerëve dhe për ta bëj falënderim të posaçëm e për punën e tyre”, tha Rama.
Genti Cakaj do të jetë ministri i ri i Jashtëm.
Besa Shahini, ministre Arsimi.
Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës.
Blendi Cuci, ministër Bujqësie…