Një raport i UNESCO-s ka konfirmuar edhe njëherë faktin shqetësues se mesatarisht 1 në 5 të rinj shqiptarë me kualifikime të larta largohen nga vendi. Shifra këto të ngjashme me shtete afrikane si Eritrea apo Somalia.
Ky studim i titulluar “Emigracioni, zhvendosja dhe arsimi” e vë theksin tek mundësitë që u ofrohen në radhë të parë studentëve në vendin e tyre, e më pas të rinjve që kthehen me qëllim që tu mundësohet mbështetja dhe përshtatja me tregun e punës.
Kjo çështje përbën vazhdimisht një debat të vazhdueshëm në vendin tonë, ndërsa sociologët kanë bërë thirrje që të ketë një mekanizëm për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe kryesisht pagesat në vendet e punës për ekspertët e profesionever të ndryshme.
Raporti shkruan gjithashtu se Shqipëria ka shifrat më të larta sa i përket qytetarëve të saj që jetojnë jashtë vendit, ku në statistikat e 2015 është parë se 2.9 mln shqiptarë jetojnë brenda vendit dhe 1.1 mln jetojnë jashtë.
Gjithashtu nënvizohen edhe kthimet masive gjatë krizës ekonomike të disa viteve më parë, ku numri i të kthyerve u llogarit se ishte nga 150 mijë deri në 180 mijë, shumica e të cilëve emigrantë që humbën punën në vendet ku jetonin.
Në këto kushte është e arsyeshme që të mbështeten sipërmarrjet e të kthyerëve të cilët mund të sjellin përvojat e tyre të vlefshme nga jashtë vendit
360grade.al