Home KRYESORE Refleksion: Cfare eshte me e rendesishme se qeveria?

Refleksion: Cfare eshte me e rendesishme se qeveria?

Nga Prof. Lisen Bashkurti

Sot perjetuam nje ndryshim te thelle te qeverise tone. Pjesa me e madhe e kabinetit qeveritar ndryshoi. Ky ndryshim erdhi si rezultat I veprimeve dhe levizjeve sociale te medha qe nga protesta e kuksianeve deri tek levizja masive kombetare e studenteve,  qe nga reagimet e minatoreve deri tek ato te naftetareve, qe nga protesta e Astirit deri tek ajo e diaspores dhe emigranteve.
Mbi te gjitha levizja shoqerore me tronditese eshte ‘levizja e heshtur’, ose ndryshe levizja e largimeve masive nga Shqiperia e qindra mijra te rinjve,  intelektualeve dhe profesionisteve jetike per vendin tone dhe ekonomine e tij.
Baza e gjithe ketyre aksioneve dhe levizjeve shoqerore eshte kriza ekonomike dhe pasojat sociale mbi shtresat e ulta dhe te mesme te shoqerise shqiptare. Kriza ekonomike dhe pasojat sociale nga njera ane kane rritur pakenaqesite, nga ana tjeter kane ulur ndjeshem besimin tek politika pergjithesisht dhe te qeveria posaqerisht.
Ndryshimet e perberjes se kabinetit synojne pikerisht te adresojne keto dy sfida: uljen e pakenaqesive shoqerore dhe ngritjen e besimit te qeveria Rama. Heqja e ministrave ekzistues ishte racionale: per shkak te deshtimeve ne sektoret qe kane drejtuar, por edhe per shkak te perceptimeve dhe akuzave ne rritje per afera korruptive. Ardhjet e reja ngelen per tu pare.
1. As partia, as burokracia, por cilesia
Emerimi I emrave te rinj erdhi nga dy burime: nga partia, pra nga politika dhe nga burokracia,  pra nga establishmentet e te njejta dikastereve apo agjensive te ndryshme ekzekutive.
Me shume sesa nga partia dhe burokracia koha therret per nga cilesia. Kete nuk kemi prova dhe fakte te mjaftueshme e njohura publikisht per ta vertetuar.
Sikunder e pranoi vete ne fjalet e tij plot kunderthenie, kryeministri Rama, nje pjese e reformave te ndermarra kane ngelur ne leter, pra te pa implementuara. Dhe kjo per shkak te paaftesive, papergjegjshmerive dhe mungeses se integritetit.
Nga ana tjeter, vendi pret te hapen negociatat per antaresim ne BE. Keto negociata jane sfide kryekeput cilesie. Jane 35 kapituj per tu negociuar. Kerkohen 35 ekipe negociuese me aftesi te larta te standartit Evropian, eksperte te ligjit, te aquis communitaires, eksperte te fushave te kerkuara sipas kapitujve, zoterues te gjuheve Evropiane dhe me aftesi diplomatike negociuese. Nevojiten mbi njemije e peseqind eksperte te gatshem te perballen me nje proces negocimi qe do zgjase jo me pak se dhjete vjet.
E mbi te gjitha administrata publike, ne nivele qendrore dhe vendore, sikunder edhe aktore te tjere shteterore dhe jo shteterore, perfshire shoqerine civile, grupet e interesit nevojiten te jene te pergatitura dhe te gjitheperfshira ne procesin e negocimit me BE. Cilesia mbetet percaktuese ne kete aspekt. As partia e as burokracia, por cilesia.
2. Jo qeveria , por parimet qeverisese
Presidenti me idealist I ShBA, Uillson njeqind vjet me pare theksonte se ne  demokraci me shume rendesi se qeveria kane parimet qeverisese. Keto parime jane sanksionuar ne Traktatin e BE.
Se pari, parimi i legjitimitetit. Ky parim ka te beje jo vetem me rrugen e ardhjes ne pushtet me vote te lire dhe te ndershme , por edhe me menyren e qeverisjes, qe lypet te mbetet demokratike dhe me integritet. Legjitimiteti nuk fitohet njehere e pergjithmone. Ai fitohet e humbe varesisht nga menyra e ardhjes, por edhe nga menyra e qeverisjes. Legjitimitetin e vendosin cdo dite qytetaret me mendimet, qendrimet dhe veprimet e tyre.
Se dyti, parimi i transparencies. Ky parim ka te beje me administrim te financiare publike, te projekteve publike, te aksesit te informimit publik si dhe te komunikimit permanent me opinionin publik dhe median. Transparenca eshte oksigjeni I jetes politike e shoqerore ne demokraci, eshte ajo qe perben diference te thelle me regjimet jo demokratike.
Se treti, parimi I pergjegjshmerise, ose ndryshe I llogaridhenies. Ky parim nise nga kryerja e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore deri tek mbajtja e premtimeve dhe zotimeve perpara qytetareve. Cdo cent I taksepaguesve lypet te raportohet cdo dite e ne cdo sektor dhe nga cdo individ qe ka pergjegjesi publike. Llogari dhenia ne cdo kohe, per cdo gje, e para gjithkujt.
Se katerti, parimi I gjitheperfshirjes. Ky parim  buron nga natyra e sistemit demokratik. Baza e gjere e pushtetit, e politike-berjes, e vendim-marrjes, e ligj-formimit, e ligj-zbatimit perbejne bazamentin e qendrueshmerise politike, ekonomike, sociale dhe institucionale ne sistemin demokratik funksional. Kooperimi institucional, konsesusi politik, koabitacioni qeverises, kohezioni social jane mekanizmat permes te cileve realizohet parimi i gjitheperfshirjes.
Nese qeverisjes demokratike te nje vendi i mungojne keto kater parime themelore Evropiane athere asnje lloj ndryshimi politik, kabinetesh apo individesh nuk sjell ndryshime te verteta  cilesore ne jeten politike, ekonomike e sociale, ne dimensionet e brendshme dhe ne ato te jashtme te shtetit.
Share: