Home KRYESORE Sarkazma e Sejaminit per ambasadorin e KE Soreca

Sarkazma e Sejaminit per ambasadorin e KE Soreca

Nga Neritan Sejamini

Vendi i pare per humor kete jave nuk u takon pankartave pikante te studenteve, por postimit te djeshem ne Twitter te Ambasadorit te BE-se, i cili njoftoi shqiptaret se ka bere nje takim ne Berat per t’u mesuar beratasve si t’i kerkojne llogari qeverise.

Nderkohe qe per shqiptaret qe dine si i kerkohet llogari qeverise, ambasadori nuk nxjerr dot as nje peshperime mbeshtetese: kane te pakten 10 muaj qe protestojne qytetaret e teatrit, 2 muaj qytetaret e zones se Unazes, dhe nje jave studentet.

Kur ke deshire te besh gallate me njerezit e “prapambetur” dhe kur gallaten ta paguajne falas taksat e qytetareve europiane, le Tiranen ku kane shperthyer protestat dhe shkon ne Berat per te bere seminar per protestat.

Ambasadori i BE-së, mbasi pardje mbajti në Berat një seminar për të mësuar beratasit se t’i kërkojnë llogari qeverisë, ndërkohë që Tirana po shpërthente nga protesta e studentëve, ka vendosur që nesër të bëjë seminar për kërkimin shkencor me studentë dhe pedagogë.

Domethenë, Ambasadori i BE-së fton studentët që nesër ta ndërpresin protestën dhe të shkojnë të dëgjojnë leksionet e thella për shkencën të ndonjë “shkencëtari” mediokër dhe burokrati shkencërisht analfabet, të paguara nga paratë e taksapaguesve europianë.

Ca pika shi nuk ranë mbi qelq dhe për Romanën seç ndjeva mall…

Share: