Sot asnjë nga brezat që jetojmë nuk e njeh çka është revolucioni sepse Shqipëria europiane ska kaluar etapat ashtu si popujt europian, por mbi inercinë e ndryshimeve politike globale. Duke mos dashur ti hyj debatit se a kanë luftuar ndonjë herë apo jo shqiptarët për të drejta civile, por po analizoj disa shkaqe juridike, politkie dhe sociale per të bindur çdo kënd që Shqipëria ka vetëm një shpëtim që të ndrysboj nga Revolucioni dhe jo zvarritet nga rotacioni:
1- Vota nuk e ndryshon sistemin politik në Shqipëri se ajo nuk numurohet. Prej 28 vjetësh Shqipëria nuk realizon zgjedhje të lira dhe të ndershme.
2- Siatemi elektoral nuk lejon krijimin e elitave të reja dhe alternativave sepse votat numērohem vetëm nga PS-PD-LSI të cilat vjedhin çdo votë që mund të shkonte për një “Syriza” apo “5 yjet” shqiptare.
3- Media është e kontrrolluar 100% dhe me vendimin e ri të qeverisë edhe rrjetet sociale gjithashtu duke mos lejuar promovimin e asnjë figure apo alternative konkuruese jashtë establishmentit politik.
4- Protestat paqësore të studentve s’mund të përsërisin situatën e 1990 sepse liderët aktual Berisha, Basha, Rama, Meta janë mijra herë më të pasur se ish-diktatori Ramiz Alia dhe pas shumë protestash, në fund ata sërish do e blenin elektoratin me para.
5- Vetingu ka dështuar dhe sistemi drejtsisē ka humbur në tentativën për burgosjen e 4 peshqve të mëdhenj të kërkuar nga amerikanët. Madje marrveshja e 17 Majit e 2 peshkaqenve Rama-Basha ishte një pakt anti-amerikan kundër Vetingut per tē mos burgosur njëri-tjetrin dhe ruajtur pasuritë e tyre në 7 breza.
7- Opozita shqiptare nuk ka moral për revolucion dhe nuk motivon askënd. E dështuar për të mbledhur njerëz ajo i bashkangjitet cdo proteste qytetare për tju rëmbyer kauzën. Keshtu ben me Teatrin, me Kalomashin, me Astririn dhe kështu do tentojnë me studentët. Askush nuk vritet që të vij Luli në pushtet.
8- Ri-kthimi Berishës apo i Bashës që ka pasur 11 poste tē ndryshme nuk është evolucion por regres dhe kthim 28 vite pas në histori.
9- Kriminalizimi i politikēs tashmē nuk pastrohet me votim të pa-numēruar dhe të manipuluar por me dhunë popullore.
10- Faktori ndërkombëtar ka dështuar në tentativat për të garantuar zgjedhje të lira dhe për të burgosur liderët miliarder shqiptar.
11- Në njē vend që vota nuk numurohet dhe drejtisia nuk funsionon atēhere regjimet dhe establishmenti nuk thyhen me votë por me forcë popullore.
12- Portestat shqiptare janë anemike, pa ide, pa plan, pa aksion por rrembehen nga politikan të lodhur që pasi mbajnë dy-tre fjalime shperndahen. Madje edhe jelekët i kopjojnë se skan ide as per uniforma.
Prej 20 ditesh ne France nuk u pa asnje lider politik te fliste rrugve me fjalime por rebelimi ishte plot energji dhe ngjyra populiste, inovacion dhe pjesmarrje.
Basha dhe Berisha hyn në panik dhe tmerrohen nese behet nje miting ku ata sjane prezent. E din që mund tu rreshqas situata dhe u del jashte kontrrollit.
13- Qeveria Rama ka arritur kulmin e arrogances, korrupsionit, kriminalizimit dhe kapjesh shtetit ne çdo segment. Madje Rama ka mundur të marr peng Bashën dhe Berishën duke i joshur ata me garanci politike, pasurore, famijare, diplomatike.
14- Praktikisht në Shqipëri s’ka pluralizëm sepse këta janë bashk. Ata janë një parti. Bandat e familjeve mafioze shqiptare jane tashmë së bashku për ta mbajtur peng Shqperine edhe disa dekada.
15- Ata janē aq të pasur sa do blejnë çdo protestë paqsore. Ata kanë rreshtuar studentet dhe cdo kend në teserat e tyre duke i bindur që skan të ardhme pa tesera politike.
16- Ata kanë lënë jashte sistemit votimit 2 milion emigrant dhe po liberalizojne e nxisin largimin e 1 milion te tjerve ne Gjermani, Europe dhe SHBA duke larguar te gjitje kundërshtarët e tyre.
Për këto arsye lufta jonë shqiptare për një Shqipëri tjetër është Revolucioni dhe jo rotacioni. Një kryengritje kundër tre bandave ku populli du ver zjarrin pronave qe ata i kan vjedhur popullit dhe ata të largohen si Gruevski në azil.
Vetëm pas kësaj, mundet që vota nga Revolucioni të lind një Shqipëri europiane.
Ne s’mund të bëjmë gabimet e vitit 90 që i vum zjarrin Enverit prej betoni.