Home KRYESORE Skandali me Unazën e Re/ Deputeti i PD: Të nisin hetimet menjëherë

Skandali me Unazën e Re/ Deputeti i PD: Të nisin hetimet menjëherë

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar menjëhere pas vendimit të ARRSH per te pezulluar punimet tek Unaza e Re. “Vendimi i sotem i ARRSH-se eshte nje manover mashtruese per te shpetuar hajdutet. Drejtori i ARRSH-se dhe i gjithe stafi drejtues duhet te pezullohen menjehere nga detyra dhe te merren nen hetim menjehere nga prokuroria.

Te gjitha dokumentat e tenderit dhe te projektit duhet te sekuestrohen menjehere qe te mos manipulohen dhe tjetersohen. Keto jane veprimet me minimale.

Hetimi duhet te perfshije edhe kompanite Edi Rama Invest dhe Erion Veliajn Invest qe jane autoret dhe perfituesit e kesaj megavjedhjeje”, shkruan Shehaj ne facebook.

Autoriteti Rrugor vendosi sot të pezullojë punimet pas skandalit që u denoncua mbrëmë në News 24. Kompania Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe ka falsfikuar dokumentet per te fituar tenderin.

ARRSH deklaroi sot se “në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do të ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj”.

Share: