Home KRYESORE “Sot s’duhet të hesht askush. Bashkohuni me studentët të mundim të keqen”

“Sot s’duhet të hesht askush. Bashkohuni me studentët të mundim të keqen”

Lideri demokrat Lulzim Basha u bëri thirrje së pari gazetarëve e më tej gjithë intelektualëve e qytetarëve të bashkohen me valen e protestave që kane perfshire vendin, duke marr shkas dhe nga protesta madheshtore e studenteve.

Thirrja e Bashës:

Sot nuk duhet të heshtë askush, pavarësisht bindjeve apo simpative politike.
Kam një thirrje të sinqertë si qytetar për median, për gazetarët e vendit tim: mos mbroni kriminelët në pushtet. Mos mbuloni vjedhjen. Hetoni korrupsionin dhe krimin. Është detyra bazë e medias të hetojë aktivitetin e qeverisë.

Bëjeni këtë gjë. Mos u bëni palë me të keqen. Shqiptarët nuk do t’jua falin nëse do të vazhdoni të punoni kundër tyre dhe të ardhmes së fëmijve të tyre.

Dua t’u them edhe një herë studentëve, banorëve të Unazës, dhe qytetarëve kudo ku janë: unë jam me ju, ne jemi me ju, demokratët janë me ju.

Ne jemi me njerëzit. Detyra jonë është të përfaqësojmë njerëzit dhe të luftojmë për drejtësi dhe mirëqenien e tyre. Ne japim mbështetjen tonë për përpjekjen tuaj, ne i bashkojmë zërin tonë zërit tuaj.

Ne nuk duam kurora, nuk duam lavde. Ne duam drejtësi, duam qeverisje të ndershme për të gjithë. Ne duam që të jenë qytetarët që të vendosin për qeverisjen e tyre dhe jo droga, as krimi dhe paratë e korrupsionit.

Askush nuk duhet të rrijë më i heshtur. Askush nuk duhet të rrijë më pa vepruar.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen të gjitha përpjekjeve për të ndaluar vjedhjet e Edi Ramës.

Ju bëj thirrje t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës, të Shkozës, të Bulevardit të Ri.

T’u bashkohen qytetarëve që protestojnë prej 10 muajsh për teatrin.

T’u bashkohen studentëve, bijëve dhe bijave që protestojnë për të drejtën e tyre për dije dhe arsimim.

Mos dëgjoni përçarësit. Mos u gënjeni nga njerëzit që paguan Edi Rama me paratë që ju ka grabitur ju, për t’ju shkurajuar e për t’ju helmuar me cinizëm dhe mosbesim.

Sot ka një fakt të thjeshtë: Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Bashkë ne duhet ta ndalim me cdo mjet.

Vetëm kur njerëzit bashkohen, tregojnë kurajo dhe luftojnë të gjithë për të drejtën dhe të mirën, vetëm atëhere fiton populli, fiton e mira dhe mundet e keqja.

Share: