Siç mësohet nga burime brenda grupit nismëtar të protestës sonte në darkë, pritet të shpallet partia e re politike, e cila do të ketë brenda saj jo vetëm pjesë të Lëvizjes për Universitetin apo të Organizatës Politike, por edhe eksponentë të njohur të Lëvizjes Studentore të vitit 1990, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë.
Në orët e fundit është zhvilluar një seri negociatash frenetike që kanë sjellë një afrim qëndrimeve të “marksistëve” tëTiranës me “djathtistët” e Amerikës që dy vjet më pare tentuan të krijojnë një force të re politike në vend.
Bëhet fjalë për një bashkim i grupit që drejton Shinasi Rama, ku marrin pjesë edhe ish-zëdhënësi i Sali Berishës Grid Rroji, së bashku me eksponentët e Lëvizjes për Universitetin siç janë Arlind Qorri, Jani Papa, Klodi Leka etj.
Partia e re pritet të quhet Lëvizja e Re për Shqipërinë dhe do të ketë një program më shumë populist se ideoogjik, ku në thelb të të cilës do të jetë zhdukja apo rrëzimi i elites politike 28 vjeçare.
Siç mësohet, akti i themelimit të forces politike do të bëhet në protestë e cila nuk do të ndalet deri në fund të muajit, dhe sipas të gjitha gjasave ajo të legalizohet më 25 dhjetor festën e Krishtlindjeve, ose në natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor.
Hapur.Al ka mësuar edhe detaje të reja mbi partinë e re të studentëve, që do t’i bëjë të ditura në shkrimet në vijim…/Hapur.al