Home KRYESORE Tregtarë flamujsh në Festën e Flamurit! Nga Endrit Hoxhaj

Tregtarë flamujsh në Festën e Flamurit! Nga Endrit Hoxhaj

Festa e Flamurit është festë e madhe për mbarë kombin shqiptar, por përveçse festë ajo duhet të jetë aktualisht një ditë proteste! Dita e Flamurit festohet duke arritur suksese dhe jo duke e zhytur Shqipërinë çdo ditë në varfëri, duke shitur detin, duke vrarë indentitetin për një pasaportë greke, duke e bërë jugun Greqi, duke menduar të ndryshojnë përsëri territoret e kombit apo duke ju dhënë njerëzve të mediave, politikës e kulturës mijëra euro nga Greqia e Serbia në shërbim të propagandës së tyre dhe duke fyer kështu shqiptarët e Çamërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë…

Dita e Flamurit duhet të jetë dita, ku shqiptarët të krenohen për flamurin kombëtar, sukseset e kombit dhe jo të përdoret si ditë sebepesh për party në Manhattan, Tiranë apo Prishtinë! Flamuri kombëtar është simbol i kombit tonë!

Atë e njeh çdo shtet i botës pa përjashtim! Flamuri ynë kombëtar valëvitet krenar në shumë vende të Amerikës dhe shtete të botës. Falë tij, të huajt duan të dinë më shumë rreth kulturës shqiptare, traditës dhe kulinarisë. Nëse pyet shqiptarët që dalin në parada festive në Amerikë a vende të tjera, shumica s’e dinë çfarë është 28 & 29 nëntori.

Është paradoksale kjo gjë, por e vërtetë! Partirotët tanë në mbarë botë bëhen tregtarë flamujsh si te proza e Koliqit. Ata bëjnë festa sa për të marrë ca lekë biletash, organizojnë festë për të dëgjuar disa këngëtarë tallavaje dhe kaq! Bëjnë parada me flamurë, bëjnë statuse dhe mbushin rrjetet sociale kuq e zi, për të mbushur xhepin në emër të kombit!

Dita e Flamurit është ditë historike jo thjesht ditë pushimi. Të paktën kësaj dite t’ja kursejmë këngëtarët tallava dhe të të reklamojmë ushqimin tradicional, veshjet tona popullore dhe të shpërndajmë më tepër guidë për turizmin shqiptar! Kur ta festojmë sërish këtë ditë të shenjtë, fëmijët tanë të dinë mirë të shkruajnë shqip, ta dinë mirë historinë e datave që festojnë!

Atdhetarizëm apo patriotizm nuk bëhet vetëm një herë në vit! Shqiptar duhet të jesh edhe kur ngrihen taksat, edhe kur fëmija të diskriminohet si verior, edhe kur të gjithëve na rezervohet një e ardhme e pasigurtë për shkak të korrupsionit në nivel galopant, edhe kur njerëzit zhyten në varfëri për shkak të prerjes së ndimës sociale pa të drejtë! Shqiptarët duhet të festojnë për flamurin edhe duke e mbajtur vendin të pastër, duke mos prerë pyjet, duke mos prishur lumenjtë, duke ruajtur gjuhën dhe traditën familjare!

Share: