Home KRYESORE Përplasje brenda PS-së, Braçe sherr me Ahmetajn

Përplasje brenda PS-së, Braçe sherr me Ahmetajn

Ka pasur debate në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS-së, pak para nisjes së seancën në Kuvend, ku do të kalojë në votim dhe projekligji për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Një nga debatet që ka shoqëruar mbledhjen e socialistëve ka qenë ai për tatimin e pagave.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka kërkuar që pagat deri në 40 mijë lekë të mos tatohen, por Ahmetaj nuk ka pranuar duke mos u tërhequr nga ideja që pragu duhet të ulet dhe tatimi të fillojë edhe për pagat nën 30 mijë lekë.

Aktualisht pagat deri 30 mijë lekë nuk tatohen.

Ndërkohë që po në këtë mbledhje është kërkuar që vetëm 10 deputetë të marrin pjesë në diskutimet për Buxhetin, gjë që është e pazakontë, pasi seanca të tilla konsiderohen maratonë.

Share: