Ndërkohë që banorët e “Astirit” protestojnë prej 37 ditësh, studentët po ashtu prej 7 ditësh radhazi para Ministrisë së Arimit, protestat janë përshkallëzuar në të gjithë vendin.
Qytetarët kanë nisur protestat me karakter ekonomik, shumë prej tyre janë familjarë që kanë një biznes të vogël, të rrezikuar nga falimentimi për shkak të taksave të larta.
Po ashtu çmimi i lartë i karburantit, është një nga arsyet që ka nxjerrë qytetarët në rrugë, duke bllokuar akset kryesore nga Veri në Jug.
Ndërkohë në Vlorë fermerët e Novosëlës po protestojnë për naftën dhe për mos marrjen e dëmshpërblimit nga përmbytjet.
Dhjetra familje të rrugës transballkanike, që nuk kanë marr shpërblimet për prishjet e shtëpive.
Qytetarët e Fierit kundërshtojnë taksat e larta, tarifën e lartë të karburantit dhe çmimit e lartë të energjisë.
Taksat e larta rrezikojnë mbylljen e biznesit të vogël në Fier, burimi kryesor ekonomik dhe punësimi për shumë prej familjeve protestuese.
Në qytetin e Korçës po ashtu kërkohet ulja e taksave si dhe ulja e çmimit të naftës, ndërkohë që janë hedhur mollë në shenjë proteste,
Në nga akset më të rëndësishme, siç është “Rruga e Kombit” është bllokuar nga qytetarët në Kurbin.
Ndërkohë e njëjta situatë paraqitet edhe në Shkodër e Kavajë, ndërkohë është bllokuar qarkullimi që prej orës 16:00 në rrethrrotullimin e “Bradasheshit” në Elbasan, në autostradën Tiranë – Durrës, rrugët hyrëse në Shkodër, Lezhë etj.
Në Shkodër po ashtu janë bllokuar rrugët, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit të mjeteve dhe irritim të shoferëve. Në Shkodër po ashtu protestuesit kanë djegur goma dhe kanë hedhur kapsollë.
Në Elbasan studentët që protestuan në Tiranë janë bashkuar me protestuesit. Proteste janë paralajmëruar edhe në qytetete të tjera të vendit, duke e kthyer vendin në një kaos total qarkullimi.