Home KRYESORE Voltana Ademi: Sot, 28 vjet më pas, 8 Dhjetori i gjen studentët...

Voltana Ademi: Sot, 28 vjet më pas, 8 Dhjetori i gjen studentët përsëri në protestë

Edhe pak orë na ndajnë nga 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. Pikërisht në këtë ditë, në qytetin “Studenti” nisi lëvizja që do të trondiste nga themelet diktaturën 45- vjeçare, duke i hapur rrugën sistemit demokratik.

Sot, 28 vjet më pas, 8 Dhjetori i gjen studentët përsëri në protestë, në një sistem që fasadën e ka demokratike, por nuk e ka problem të shkelë të drejtat e çdokujt. Studentët nuk mund ta lejojnë, ata protestojnë. Sot ishte dita e tretë, nesër e katërta e kështu me rradhë, deri në arritjen e qëllimeve që i kanë vënë vetes.

Studentët fitojnë gjithmonë! Fituan në 1990- ën, do të fitojnë edhe këtë herë! Nga Tirana, në Shkodër, nga Durrësi në Elbasan, Korçë e Gjirokastër, studentët janë një! Mirënjohje për kontributin e çmueshëm për vendin, në vitin 1990 dhe sot!

#Gezuar8DhjetorinDitenKombetareTeRinise

Share: