Home KRYESORE “Vrasësit darkuan me narkopolicinë”, Berisha reagon ashpër pas masakrës në Elbasan

“Vrasësit darkuan me narkopolicinë”, Berisha reagon ashpër pas masakrës në Elbasan

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen mbrëmshme të ndodhur në Elbasan ku humbën jetën 3 shtetas, duke thënë se rendi është në dorë të bandave.

Berisha shkruan në facebook se vrasësit si zakonisht u larguan në drejtim të paditur për një darkë me narkopolicinë.

“Vetë narkopolicia lau duart duke e cilësuar masakren si zakonisht qerim hesapesh midis bandave,” – shkruan Berisha.

Statusi i plotë:

Rendi ne dore te bandave!
Masaker ne prag te Vitit te Ri ne Elbasan!

Te dashur miq, nata e mbremshme ishte e pergjakshme ne Elbasan. Tre te vrare me bresheri kallashnikovi, dy shtetas shqiptare dhe nje turk. Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur per nje darke me narkopolice. Vet narkopolicia lau duart duke e cilesuar masakren si zakonisht qerim hesapesh midis bandave. Kjo masaker provon dhe nje here se ne Shqiperi rendi eshte ne duar te bandave. sb

Share: