Home KRYESORE Dalin fotot e xhaxhait dhe nipit, viktimat në atentatin e Elbasanit

Dalin fotot e xhaxhait dhe nipit, viktimat në atentatin e Elbasanit

Dalin edhe fotografitë e personazve që humbën jetën si pasojë e një atentati të mirëorganizuar në zonën e Bradasheshit në Elbasan.

Sikurse mësohet objektivi i atentatit ka qenë 34-vjeçari Endrit Alibej i cili në fakt kishte ndryshuar edhe mbiemrin, pasi mbiemri i tij i parë ka qenë Dylgjeri. Së bashku me të, në makinën “Range Rover” që është qëlluar me më shumë se 25 plumba kallashnikovi, gjendeshin edhe xhaxhai i Endritit Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk, Erdal Durunay.

Tre personat kanë qenë në një makinë Range Rover me targa rumune dhe janë qëlluar pasi kanë dalë nga një restorant ku kishin darkuar në zonën e Peqinit. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me të huajin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e një restoranti. Makina që i qëlloi mësohet se është larguar drejt Peqinit.

Dyshohet se atentati lidhej me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogë, pasi Endrit Alibej ka qenë i dënuar  për trafik droge dhe ai prej vitit 2012 hetohej nga autoritetet e shtetit italian.

Familjet e viktimave kane hapur dyert e mortit dhe po pergatiten per ceremonine e percjelljes , qe do te mbahet ne oren 16:00 ne Elbasan./opinion.al

Share: