Home KRYESORE 1945/ Pederastia në divizionin e 6-të dhe zemërgjerësia e Enver Hoxhës

1945/ Pederastia në divizionin e 6-të dhe zemërgjerësia e Enver Hoxhës

Nga Kastriot Dervishi

Divizioni i 6-të komunist, ishte njëri nga njësitë që shkuan në trojet shqiptare në Jugosllavi për të ndjekur “këmba-këmbës okupatorin”.

Divizioni doli nga kufiri shtetëror më 7 dhjetor 1944 (nga Hani i Hotit) dhe u rikthye më 7 dhjetor 1945 (nga Qafë e Thanës). Përveç Vishegradit në Bosnje ku kishte prani pushtuese, në pjesën më të madhe të vitit 1945, divizioni nuk luftoi me ndonjë ushtri pushtuese, por vetëm për të nënshkruar shqiptarët e trevave shqiptare kudo ku kaloi.

Divizioni qëndroi në Mitrovicë, Vuçiternë, Ferizaj, Kaçanik, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Ohër. Gjatë kohës që partizanët ishin të lirë e krejt pa punë, në kapanonët e ngrohtë shpërtheu vesi i pederastisë. Sjellim sot një shembull. Skuadërkomandant Ibrahimi iu avit partizan Muharremit.

 

 

Mbrëmjen e nxehtë të 1 korrikut 1945 skuadërkomandanti ishte harruar me vartësin e tij dhe të dy u gjetën dhe u panë nga shokët e krejt divizionit. Për shkak të masivitetit të ngjarjes, udhëheqja e divizionit mori masa ndëshkuese.

Me vendimin nr.9, datë 2.9.1945, duke qenë në Ohër, Këshilli i Gjyqit Ushtarak të këtij divizioni e dënoi me vdekje skuadërkomandant Ibrahimin. Por më 5.10.1945 ishte ndërhyrja e vetë komandantit të përgjithshëm, Enver Hoxhës që me telegram shifër e ndaloi ekzekutimin e tij, duke urdhëruar kthimin në dënim me burgim. Zemërgjerësia e komandantit ra në sy të partizanëve sepse ishte shumë e rrallë për raste faljesh dënimesh./55news/

Share: