Home KRYESORE A mashtroi Rama për përgjysmimin e tarifave? Studenti publikon njoftimin e fakultetit

A mashtroi Rama për përgjysmimin e tarifave? Studenti publikon njoftimin e fakultetit

Sipas një studenti të Inxhinierisë së Ndërtimit, në fakultet është njoftuar se studentët duhet ta paguajnë të plotë tarifën e studimit.

Ai ka publikuar një letër ku shkruhet se tarifa për studentët e Bachelor-it duhet të paguhet e plotë deri në datën 28 janar të këtij viti.

“Njoftohen studentët e ciklit të parë të studimeve, Bachelor dhe Master Shkencor e Profesional të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të bëjnë pagesën e tarifës së shkollimit deri më datën 28. 01. 2019. Studentët e vitit 1, 2, 3 Bachelor do paguajnë vlerën e plotë të Tarifës së Shkollimit, sipas programit të studimit përkatës”.

Kurse më tej thuhet se studentët e Masterit shkencor dhe atij profesional do të bëjnë pagesën e këstit të parë të tarifës së shkollimit.

 

Share: