Home KRYESORE AIS kundër paketës ligjore antishpifje, ndryshim në Ligjin për median audiovizive dhe...

AIS kundër paketës ligjore antishpifje, ndryshim në Ligjin për median audiovizive dhe ligji për komunikimet elektronike

AIS, në përgjigje të konsultimit publik për dy projektligje të prezantuara si “Paketa Antishpifje” ka pregatitut një relacion me kundërshtime dhe propozime. Ligjet e propozuara për ndryshim janë përkatësisht  Ligji për Median Audiovizive në Republikën e Shqipërisë, dhe Ligji për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë.  Të plotë relacionin me propozime ju mund ta gjeni attached në këtë email.

Që prej dhjetorit 2018 që Ministria e Drejtësisë publikoi draft ligjet, AIS ka artikuluar kundër rregullimeve të propozuara në prezantime publike dhe institucionale. Me pak fjalë AIS / Open Data Albania është kategorikisht:

  1. Kundër rregullimit të çështjeve që kanë të bëjnë me “shpifjen në internet” përmes Ligjit  të AMA.
  2. Kundër Pezullimit, Bllokimit (Censurës) të Portaleve pa një Vendim Gjykate (seksioni civil gjithmonë).
  3. Kundër detyrimit për regjistrim të Medias Online pranë AKEP në një regjistër specifik, si një përpjekje për instrumentalizim dhe kontroll shtetëror. (këtu nuk është fjala për regjistrin e portaleve por regjistër për median onlie).
  4. Në përfundim kundër këtyre dy drafteve, të cilat edhe në formulim janë ekstremist të dobët: teknikë legjislative; saktësisë dhe qartësisë së gjuhës; parashikimeve të afateve; paaftësisë për kompetencë ligjore etj.

Nga ana tjetër AIS  / Open Data Albania është PRO për rregullime ligjore për çështje që lidhen me shpifjen përmes internetit, por kjo vetëm me një ligj integral, duke konsideruar modelin e aplikuar në Mbretërinë e Bashkuar përmes Defamation ACT 2013.

Sa i takon bllokimit dhe pezullimit (censurës) për arsye të përligjura kjo duhet të jetë kompetencë vetëm e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor seksioni civil. Në këtë fushë rregullime të procedurave gjyqësore jashtë kodit të procedurës,  janë aplikuar  edhe në rastin e ligjit “për masat ndaj dhunës në familje”. Pra procedura që kundrejt rrezikshmërisë që ka shpifja përmes internetit, ofrojnë procedurë të rregullt , të shpejtë, efektive, transparente dhe në përmbushje të procesit të rregullt gjyqësor.

Gjithashtu AIS ka kontestuar më herët edhe ndryshimet e rregullores së AKEP, Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domaineve” duke parë rregullimet në fjalë, mjaft element kufizues.  http://ais.al/new/dorezuar-akep-dt-26-02-2018-mendime-per-dokumentin-per-keshillimin-publik-per-disa-ndryshime-ne-rregulloren-nr-2-date-21-02-2008/

Organizata jonë e njohur si promotore e Open Data në Shqipëri, do të vijojë të kundërshtojë këto dy drafte, sikurse përqasjen e gabuar që ato sjellin edhe gjatë prezantimeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Share: