Home KRYESORE Atentati mbrëmë në Vlorë, i plagosuri në gjendje kritike për jetën

Atentati mbrëmë në Vlorë, i plagosuri në gjendje kritike për jetën

Mikel Mehmeti u bë mbrëmë pre e një atentati në Vlorë, ku mbeti I plagosur rëndë.

Mehmeti mori tre plumba, duke ia dalë të shpëtonte gjallë nga prita që autorët I kishin organizuar

Sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike.

41 vjeçari mori katër plumba, dy në kofshë, një në bark dhe një në brinjë.

Ai iu nënshtrua një operacioni të gjatë në spitalin e Vlorës, që zgjati rreth 6 orë.

Mjeket kirurgë I hoqën shpretkën, por ende nuk mund të japin siguri për jetën.

Mehmeti po udhëtonte me makinën e tij tip Audi kjur u qëllua me breshëri automatiku nga dy persona

Makina e autorëve u gjet e djegur larg vendit të ngjarjes, por deri më tani Policia nuk ka asnjë emër për ekzekutuesit.

Vetë Mehmeti nuk ishte një emër I panjohur për drejtësinë.

Ai është nga Selenica dhe njihet si anëtar i bandës së Llanajve të lidhur me masakrën e Çoles, ku u vranë tre të rinj pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015.

Share: