Home KRYESORE AUSTRO-HUNGARIA TENTIMI PËR T’I RINGRITUR SHQIPTARËT , DHE SHKOLLA E PARË SHQIPE...

AUSTRO-HUNGARIA TENTIMI PËR T’I RINGRITUR SHQIPTARËT , DHE SHKOLLA E PARË SHQIPE NË MITROVICË

Austriakët,AustroHungaria edhe ashtu merret si kumbara e shtetit shqiptar ,kuptohet duke mos harruar Amerikën.Por kontributi i Austrohungarisë në zhvillimin dhe ngritjen e shqiptarëve është i madh.

Perandori Habsburgas, Franc Jozefi në lidhje me pavarësinë e Shqipërisë është shprehur se, “Duke u marrë vesh plotësisht me qeverinë aleate të Italisë i treguam Konferencës së Ambasadorëve mendimin tonë për krijimin e një principate shqiptare të lirë e të pavarur dhe mundëm të kemi mbështetjen e qeverive të tjera në këtë çështje që kishirn nisur”‘

Përderisa trashëgirntari i fronit austro-hungarez Franc Ferdinand,kishte thënë ‘’Sipas një marrëveshje midis Monarkisë dhe ltalisë, Shqipëria duhet të mbetet një shtet i pavarur për të ruajtur baraspeshën Ballkanike dhe për të penguar hegjemonin e pakufizuar të sllavëve, duhet të gëzoj miradashjen dhe kujdesin e veçantë të pjesëve gjermane dhe hungareze të Monarkisë”

Edhe sipas Eclward Grey ministri i jashtërn anglez në lidhje me krijimin e Shqipërisë është shprehur se ” Fuqitë e mëdha nuk shihnin asnjë arsye të ndërhynin përvç për ti dhënë kënaqësi Austrisë dhe ltalisë për çështjen e Shqiperisë”. Grey këtë gjë ja ka deklaruar eclhe Turhan Pashës se “shqipëria në të vërtet qe krijuar vetëm për hirë të intercsave të ltalisë dhe të Austro-Hungarisë”.

Austriakët ishin përpjekur që në kushte të caktuara historike para se të binin edhe vet si Superfuqi,të ngrisnin shqiptarët e lënë në shekuj prapa nga sundimi osman si dhe nga planet gllabruese sllave,të cilat nëpër kohë bëheshin bashkë për të shuar këtë popull të lashtë dhe krenar.

Është edhe kjo foto e hapjes së një shkolle shqipe në Mitrovicë sigurisht pas futjes së forcave austrohungareze të cilat në vitin 1915 kishin sulmuar dhe mposhtur ushtrinë e Serbisë,e cila tregon përkushtimin e Austrianëve për të ringritur popullin shqiptar.Ja çfarë shkruan Baki Ymeri në lidhje me këtë:
“Austriakët për herë të parë hapin Shkollën në Gjuhën Shqipe në Mitrovicë, pas ndalimit nga turqit dhe serbët me shekuj.”

Austriakët kanë lënë gjurmë të thella edhe në studimin e albanologjisë dhe një si Norbert Jokli i cili njihet edhe si themelues i albanologjisë …por edhe një gjurmë ndërtimi në Prishtinë që qëndron ende dhe është një prej shembujve të ndërtesave të shquara të stilit arkitektonik të modernizmit, ish-Hotel “Union”, aktualisht ndërtesë e Qendrës Tregtare “Benetton” e cila ishte ndërtuar në vitin 1927 nën përkujdesin e arkitektit austriak, Andrija Kremer.
Për fatin e keq të shqiptarëve Austro-Hungaria u shpërbë si shtet /perandori e fuqishme në vitin 1917 duke ngelur një Austri e cila edhe vet ishte pre e sulmeve të huaja.Por një mike ende e shqiptarëve./Xh.Arifi/Proinformacion.com

Share: