Home KRYESORE Basha: Ky viti i betejës, sot vendosim datë e rrëzimit të Ramës

Basha: Ky viti i betejës, sot vendosim datë e rrëzimit të Ramës

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se ky do të jetë viti i betejes për të rrëzuar Ramën nga pushteti

Ndërsa ka bërë një rezyme të axhendës së Këshillit Kombëtar, Basha ka paralajmëruar se po sot do të përcaktohet dita e nisjes së aksionit opozitar për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“E para është diskutimit dhe miratimi për nisjen e aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës.

Këtë vit do të ballafaqohemi me sfida të mëdha që nga rrënimi i Shqipërise tek degradimi i Edi Ramës. Ky është viti i betejës.

Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dekriminalizmii i zgjedhjeve është objektivi parësor për të ardhmen e vendit. Ndërkohë që zgjedhjet lokale afrojnë, qeverisja kontrollohet totalisht nga krimi ndaj Edi Rama refuzoi propozimin për vettingun në politikë. Këtë vit Shqipëria rrezikon seriozisht mosmarrjen e statusit në verë”, -tha Basha.

Share: