Home KRYESORE Basha:Gjiknuri i kërkoi policisë të shoqëronte lekët që do bliheshin votat

Basha:Gjiknuri i kërkoi policisë të shoqëronte lekët që do bliheshin votat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, deklaroi se ish-ministri Damian Gjiknuri në bashkëpunim me një kriminel kanë urdhëruar policinë që të shoqëronte paratë që do përdoreshin në Dibër për blerjen e zgjedhjeve.

“E dini se mbi dosjen e Dibrës ka dy vite që fle Prokuroria e Krimeve të Rënda? Janë aty përgjimet, është Damian Gjiknuri, duke folur me kriminelin, duke urdhëruar policinë – po e them me përgjegjësi të plotë sot – duke urdhëruar policinë të shoqërojnë paratë që duhet të shpërndahen në Dibër”

Basha: Para se të zgjidhim çështjet e procesit zgjedhor, çdo ndërhyrje në sistem do të ishte thikë ndaj atyre që duan zgjedhje të lira. Se s’ka rëndësi nëse je mazhoritar i pastër me 100 deputetë, me 21 senatorë, me një dhomë të dytë që kontrollon ligjin, që të mos bëhet ligji si omletë, brenda një ore. Kjo është ajo që preferoj unë personalisht, preferoj zgjedhje në mënyrë të drejtpërdrejtë, që çdo qytetar ta lidhë me deputetin, ta zgjidhë me deputetin, edhe ta shkarkojë deputetin… Nuk ka rëndësi nëse është proporcional kombëtar, nuk ka rëndësi nëse është kështu siç është, me lista të hapura, për sa kohë që të dalin përgjimet e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve e Durim Keçin krahpërkrah me ministra, dhe atje në Dibër Ymer Lala me Damian Gjiknurin, për çfarë po flasim? Për sa kohë kemi krimin të ulur në sofrën e politikës, asgjë nuk do të zgjidhet. Sepse edhe ata që e kanë me ligj ta zgjidhin, Prokuroria fle mbi këto dosje. E dini se mbi dosjen e Dibrës ka dy vite që fle Prokuroria e Krimeve të Rënda? Janë aty përgjimet, është Damian Gjiknuri, duke folur me kriminelin, duke urdhëruar policinë – po e them me përgjegjësi të plotë sot – duke urdhëruar policinë të shoqërojnë paratë që duhet të shpërndahen në Dibër.

Pyetje: Damian Gjiknuri i kërkon policisë të shoqërojnë lekët që do shpërndahen për vota?

Basha: S’ka diskutim. Absolutisht.

Share: