Home KRYESORE Baton Haxhiu: Mesazhi për Metën përpara se të bënte një gabim historik...

Baton Haxhiu: Mesazhi për Metën përpara se të bënte një gabim historik per “ministrin” kosovar

Nga Baton Haxhiu

Pershendetje ilir,

Këto ditë kam përcjellur me vëmendje të veçantë ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe kam ndjekur me shqetësim të posaçëm shtyerjen e dekretimit për Ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj.

Me paraqitje publike, sidomos pas kthimit nga shkollimi disa vjecar, Genti është shndërruar në shpresë politike dhe ka bërë dallimin me qasjen e tij të mençur dhe veprimet e tij të kujdesshme.

Për më tepër, tashmë për një vit e më tepër, Genti ka shërbyer devotshmërisht në Qeverinë e Shqipërisë nga Kabineti i Kryeministrit deri tek zv. Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme.
Ai është prej pak njerëzve në Shqipëri dhe në Kosovë, e, veçanërisht edhe më i rrallë nga gjenerata e tij, e cila çdo ditë e më shumë shfaqet indiferente në qëndrime dhe konfuze në mendim, që mbanë ende peshën e rëndë të dijes dhe trajten e kujdesit njerëzorë.

Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij, Genti është prej personaliteteve pa manipulime në edukim dhe pa afera korruptive në karierë. Ai thjeshtë është një djalë i pastër, me mendje të kthjellët dhe ideale të larta dhe, pa asnjë diskutim, më i përgatitur se kushdo në të njejtën pozitë para tij.

Sipas Kushtetutës të Shqipërisë, Rrjedhimisht, për dekretimin e Ministrave të propozuar,
roli yt, Ilir, është thjeshtë ceremonial. Në rast se do ta shfrytëzosh zbraztësitë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për llogari ditore
politike dhe i ndikuar nga vala e paparë e thashethemeve të ditëve të fundit, ilir, jo vetëm që nuk do të mundësoni emërimin në detyrë të një njeriu që përfaqëson shpresë në shoqëri dhe sjellë dije në institucione por, në fakt, do të vulosni ndarjen e thellë institucionale midis Kosovës dhe Shqipërisë. Midis shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise.

Në kohën kur deklarohesh vazhdimisht për domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis
Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund ta bllokosh në mënyre arbitrare emërimin e një Ministri nga Kosova me reputacion të shkëlqyer dhe
kualifikime të bollshme!

Në rast se do ta mbash pezull dekretimin e Ministrit të ri, do ta mbani edhe përgjegjësinë institucionale për mosdekretim të politikanëve me mendësi të re në Shqipëri, përjashtimin e një kosovari të shkëlqyer nga jeta e lartë institucionale në Shqipëri edhe bllokimin praktik të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve.

Duke besuar se emri të cilin mban mbi tryezë për Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme paraqet cilësinë më të lartë për këtë detyrë dhe, duke mbetur me shpresë se do të ngritesh përmbi politikat ditore dhe interesat e ngushta, dhe logjikes feudale ku eshte mberthyer Shqiperia dhe Kosova, unë, miqësisht, te kërkoj dekretimin sa më të shpejtë të kryediplomatit më të merituar të Shqipërisë.

Ilir!

Degjoje mire cka po te thote Batoni: Po gabon shume dhe mos shko ma tutjeshem ne ket gabim historik!

Baton Haxhiu

Share: