Pas vendimit të studentëve për të vijuar bojkotin e mësimit, pas mbledhjes së bërë mbrëmjen e sotme me një pjesë të tyre, ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria.
Zv. kryeministri, Erion Braçe, në një postim të bërë në rrjetet sociale, është shprehur se ky vendim nuk është i drejtë duke shtuar se është organizim partiak.
Postimi i plotë:
#MeStudentet
Nje klase nuk mund te bllokoje nje Fakultet; disa klasa ne disa fakultete nuk mund te bllokojne nje Universitet; 5 universitete nuk mund tu djegin vitin 60-70 mije studenteve!
Nje klase perballe 70 mijeve eshte #ePadrejte #ePandershme #eDhunshme #Partiake
v.l/ Dita