Home KRYESORE Bujar Nishani: Kryeministri nuk mund të jetë dhe Ministër

Bujar Nishani: Kryeministri nuk mund të jetë dhe Ministër

Një Kryeministër provokator ndaj Kushtetutës dhe Presidentit të Republikës apo rruga e gjetur për tu larguar ?

Kushtetuta e Shqipërisë e ndalon që Ministri të ushtroj dhe funksione të tjera shtetërore.
Kryeministri nuk mund të jetë dhe Ministër.

Neni 103

Pika 2. “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as …………..”

Kjo çështje u sqarua publikisht dhe institucionalisht në rastin e dekretimit të Lleshajt.
Ai nuk u dekretua sa kohë ushtronte “de jure”, funksione në Forcat e Armatosura.
Pasi u lirua nga ato funksione u bë dekretimi i tij si ministër.

Edi Rama ka vetëm një mundësi të bëhet Ministër i Jashtëm.

Të dorëhiqet më parë si Kryeministër.
Presidenti mund të dekretoj Ministër vetëm një person i cili nuk ka “veprimtari” tjetër shtetërore.

Këtë e thotë të zezë mbi të bardhë, Kushtetuta e Shqipërisë.

Ndoshta kjo është rruga që ka gjetur vetë Edi Rama për tu larguar ?

Share: