Nga Oriola Pampuri
Martesa e familja jane tempulli i bashkimit, edukimit, dashurise, dinjitetit e integritetit per individin. Vendi ku formesohet e ardhmja e nje shoqerie. Nese kerkon te njihesh me moralin e shoqerise pas dy apo tre dekadash, pyet per rolin, rendesine dhe kompaktibilitetin e familjes sot. Nje marrdhenie e konsoliduar prodhon nje cift te konsoliduar. Respekti, mirekuptimi, mbeshtetja e dashuria reciproke ne cift, prodhon femije e breza qe perfaqesojne denjesisht moralin e nje shoqerie. Martesa eshte hapi me i rendesishem qe nje individ ndermerr, e ky hap duhet te ndermerret nese dy persona duhen, e jo se duhet te jene bashke, sepse ndjejne dashuri per njeri-tjetrin, jo sepse i duhen njeri-tjetrit.
Martesa funksionon nese ciftin e lidh dashuria, intimiteti, komunikimi, bashkeveprimi, debati konstruktiv, nevoja per te qendruar me njeri-tjetrin, vendimarrja e perbashket. E nese keto faktore te lartpermendur jane inegzistente atehere mundesia me e mire per te shmangur cdo perplasje mes ciftit, eshte divorci.
Martesa nuk eshte leter, te cilen pasi e firmos, e hedh tej te pluhroset apo shkel mbi te, apo nen petkun e saj mund te besh gjithcka, martesa eshte mision, nese nuk e con deri ne fund ka divorc.
Por sa te veshtire e ka shoqeria kete iniciative?
Shume…..
Here per hir te reputacionit, here per hir te stigmes e shpesh per hir te mentalitetit, fale te cilit edhe nese gjithcka ka mbaruar, cifti qendron bashke sepse ky ishte fati. Por edhe per hir te nivelit te dobet ekonomik, prej te cilit shume gra pranojne te qendrojne ne nje strehe te martuara me bashkeshortin dhunues sepse nuk kane pune, strehe e te ardhura.
Por dhe per hir te mungeses se mbeshtetjes se familjes se vajzes, e cila friket nga paragjykimi i komunitetit, fqinjeve apo te afermve, apo jetojne ne varferi, por dhe per hir te mentalitetit qe nese vajza shkon ne shtepine e burrit, mire keq duhet te qendroje atje.
Ndaj, kemi ne dore shume mundesi per te ndryshuar kete realitet te trishte, kemi mundesi te rikthejme vemendjen tek mundesite per te parandaluar akte tragjike te burrit ndaj gruas.
Prinderit e vajzes jane te paret qe kuptojne krisjet, mosmarrveshjet apo dhunen qe ushtrohet ndaj saj.
Mesuesit/ edukatoret/psikologet ne kopshte e shkolla pikasin femijet e traumatizuar nga dhuna ne familje, e kane mundesi t’i referojne.
Komuniteti, fqinjet mund te referojne dhunen qe degjojne tek fqinjet e tyre.
Sistemet “e famshme” te referimit te cilat nuk funksionuan nje here te vetme sic duhet. Nuk ka instrumenta, ligji nuk eshte aq i forte perballe dhunuesve, duhet te merren masa qe urdhrat e mbrojtjes tanime te zhvendosin bashkeshortin dhunues nga banesa edhe pse kjo e fundit eshte ne pronesi te tij, duke e vendosur ne qendra rehabilitimi ku te marre asistencen e duhur psikosociale, e te jete bashkeshortja ajo qe do te vendose per nje rikthim te kushtezuar ne mbikqyrjen e asistenteve sociale per nje afat kohe te caktuar, nese nuk vendos per divorc, qe ne raste te tilla mund te perbeje dhe zgjidhjen me te mire te problemit, por perseri mbikqyrja eshte e domosdoshme.
Hallkat e sistemit te referimit sot jane fasade, forcimi i ligjit per dhunen ne familje mbetet ende nje mision i pamundur. Familja vijon te degradoje e vlerat e saj po veniten. Sot nje grua dhunohet, ofendohet, si te ishte placke, e perseri edhe ne keto kushte martesa vijon, por duhet te pranojme qe nese mbi nje grua vihet dore gjithcka ka mbaruar, dhe ne kete marrdhenie fillon te prevaloje krenaria e instikti mashkullor per te dominuar.
Ky eshte fundi. E nese gjendet mundesia e hapesira per tu larguar, eshte fati i bardhe per te parandaluar fundin tragjik. Kush te dhunon nuk kursehet edhe te te vrase. Edukimi i brezave, modeli i familjes solide, modeli personal i secilit prej nesh do te ishte nje mundesi per ta perceptuar ndryshe e per ta permiresuar kete realitet te trishte.