Home KRYESORE Detaje rrënqethëse,gruaja e re u vetëvra 3 javë pasi solli në jetë...

Detaje rrënqethëse,gruaja e re u vetëvra 3 javë pasi solli në jetë fëmijën

Një grua ende lehonë i dha fund jetës në mënyrë tragjike duke lënë foshnjen vetëm 3 javëshe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maqellarë të Dibrës më 6 janar. Familjarët e Nezvire Rublës thanë se e kanë gjetur të pajetë në shtëpi dhe se kishte qëlluar veten me armë gjahu.

“Tri javë më parë 30 vjeçarja është shtruar në maternitetin e Peshkopisë. Pasi ka lindur, ajo nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Sipas mjekëve, lindja është kryer në kushte normale, por 30- vjeçarja ka kaluar në depresion. Nuk kemi ende të dhëna se cilat kanë qenë shkaqet e kalimit në depresion, por po hetojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë”, pohuan zyrtarë të Policisë Dibër.

Po ashtu, po hetohet nëse gruaja e re ka pasur debate apo konflikte me familjarët e saj, të cilët janë të parët që njoftuan Policinë për ngjarjen e ndodhur në banesë. Ata sqaruan se nuk e kanë besuar kurrë se 30- vjeçarja do të vetëvritej, pasi kurohej rregullisht dhe kishte përmirësime./opinion.al

Share: