Home KRYESORE Dyshimi/ kush e nxorri në pritë ish-policin e ekzekutuar

Dyshimi/ kush e nxorri në pritë ish-policin e ekzekutuar

Arben Bilali, ish-polic, u ekzekutua ditën e djeshme me 15 plumba në zonën e Selitës në Tiranë.

Ai u qëllua pikërisht në vendin ku 9 vite më parë u vra edhe vëllai i tij, Leonard Bilali.

Por pyetja që ka lindur për hetuesit, është kush e nxorri në pritë Arben Bilalin ditën e djeshme, që kishte humbur edhe një vëlla në vitin 1997.

Kjo pasi Bilali që pas ekzekutimit të vëllezërve ishte ngujuar në shtëpi dhe dilte shumë pak në qarkullim.

Ish-Polici, ruhej edhe pas atentatit që atij i ishte bërë në vitin 2010, ku mbeti i plagosur rëndë.

Dyshohet se nga banesa 50 vjeçarin ta ketë nxjerrë një person i afërt me të.

Familja Bilali ruhej nga një hasmëri e vjetër, por ende nuk ka një pistë të saktë se ku përqëndrohen hetimet.

Trupi i pajetë është përcjellë pak minuta më parë në varrezat e Prezës në Tiranë, aty ku ka origjinën familja Bilali.

Ndërkohë që një ambulancë dhe një staf mjekësor ndodhet pranë familjes, pasi nëna e tij ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, D.L

Share: