Home KRYESORE E fundit/ Data e re, shtyhet afati i pajisjes me karta identiteti

E fundit/ Data e re, shtyhet afati i pajisjes me karta identiteti

Ministria e Brendshme ka marrë një vendim të rëndësishë sot për të gjithë ata qytetarë të cilëve u skandonte afati i përdorimit të kartave të identitetit.

Sipas këtij vendimi të gjithë ata shtetas të cilëve u përfudonte afati i kartave të identitetit në fund të muajt shkurt, ky afat tashmë do të përfundojë më 31 dhjetor të këtij viti.

Kjo shtyrje afati bëhët me qëllim që të gjithë këta shtetas të kenë mundësi të pajisen me kartë identiteti.

Përfundimi i afatit të kartave të identitetit ka krijuar radhë të gjatë në sportele gjatë këtyre ditëve, ndërkohë që ka qenë i vështirë menaxhimi i situatës.

Ndërkohë që ministri i Brendshëm Lleshaj, ka bërë më dije se do të vihen në dispozicion sportele të reja për pajisjen në kohë të të gjithë shtetasve me kartë identiteti. d.l/opinion.al

Share: