Home KRYESORE E fundit/ Sulm me armë zjarri në Kaliforni, numërohen viktima

E fundit/ Sulm me armë zjarri në Kaliforni, numërohen viktima

Amerika vazhdon të tronditet nga sulmet me armë në ambientet publike që në këto vitet e fundit kanë shkaktuar me qindra viktima.

Një sulm i armatosur ka ndodhur në orët e fundit në Kaliforni ku një person ka qëlluar në një park lojrash.

Nuk ka ende informacione për numrin e saktë të viktimave, por deri më tani thuhet se janë disa viktima.

Është ende e paqartë dinamika e zhvillimit të ngjarjes si edhe identiteti i autorit, ndërkohë që në Amerikë vazhdon prej vitesh debati i fortë për përdorimin e armëve të zjarrit.

Vetëm në muajin nëntor gjatë një sulmi po në Kaliforni në Thousand Oaks mbetën të vrarë të paktën 12 persona , duke përfshirë një oficier policie,

Gjatë këtij sulmi mbeti i vrarë edhe personi që qëlloi me armë në një bar të mbushur me njerëz./opinion.al

Share: