Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 23.00 qytetin e Fierit.
Dy vëllezër kanë goditur me sende të forta një 42 vjeçar.
Goditjet kanë qenë aq të forta, sa viktima është dashuar të transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia lokale njofton se ngjarja ka ndodhur për motive banale pas një sherri, por pa bërë të ditur se cili ka qenë motivi i vërtetë i sherrit.
Njoftimi
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D.Gj, 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27 vjeçar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.A, 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Nenet 89 e 25 të Kodit Penal./opinion.al