Home KRYESORE Francë/ 26 shqiptarë dalin në gjyq, akuzohen për 200 vjedhje

Francë/ 26 shqiptarë dalin në gjyq, akuzohen për 200 vjedhje

26 shqiptarë kanë dalë ditën e sotme para organeve të drejtësisë franceze, pasi akuzohen për 200 vjedhje në Auvergne Rhone-Alpes, por edhe në disa vende të tjera.

Shqiptarët, 19 nga Shqipëria dhe 7 nga Kosova të ndihmuar nga katër përkthyes dhe pesëmbëdhjetë avokatë dolën para trupës gjykuese në gjykatë në Saint-Etienne.

Kreu i trupës gjykuese, Francois Bouriaud dëgjoi 16 persona të cilët mendohet se kanë qenë viktima të këtij grupi të rrezikshëm, që përmes aktivitetit të tyre kanë grabitur e vjedhur sasi të mëdha bizhuterish. Dyshohet se aktiviteti i shqiptarëve është shtrirë nga 2015 deri në fundin e vitit 2017./Opinion.al

Share: