Home KRYESORE Klara Buda: Pse kemi një klasë politike kaq të shëmtuar?

Klara Buda: Pse kemi një klasë politike kaq të shëmtuar?

Pse jemi ne kete gjendje?

  • Duhet të respektojmë liritë dhe te drejtat e individëve.
  • Një nga të drejtat më kryesore është e drejta e edukimit.
  • Protesta eshte aty, kerkon abrogimin e nje ligji, qe penalizon edukimin me dhjetra forma duke mos u dhënë të njëtat shance të gjithë të rinjve.
  • Duhet mbeshtetur protesta

Morra shkas nga nje artikull i A. Zhejit per te reflektuar mbi nje pyetje kronike :

  • Pse jemi ne kete gjendje, a kemi ne shanse të vetëkorigjohemi dhe të rizgjojmë një Shpresë të re, njerëzore, kombëtare, vëllazërore më sa më pak urrejtje dhe me sa më shumë energji pozitive?

Mendoj se po.

Por që të ecim në rrugën e kombeve të përparuar së pari duhet të nisemi nga individi.

  • Duhet të respektojmë liritë dhe te drejtat e individëve.
  • Një nga të drejtat më kryesore është e drejta e edukimit.
  • Protesta eshte aty, kerkon abrogimin e nje ligji, qe penalizon edukimin me dhjetra forma duke mos u dhënë të njëtat shance të gjithë të rinjve.
  • Duhet mbeshtetur protesta !
  • Një pyetje e rëndësishme del : pse nuk mbështet protesta ?
  • Kush i tradhëton studentët?
  • Edukimi eshte celesi i te ardhmes, ndaj duhet te jemi pa kompromis per edukimin. Nje popull i paditur keqperdoret, vidhet, keqtrajtohet…
  • Edukimi do te krijoje elitat dhe elitat do ta çojnë më larg zhvillimin është një proçes që nuk mund të ndalet, diktaturat vetëm e vonojnë…

Në rradhë të parë është mungesa e vizionit – nuk shikojmë dot më larg se pragu ynë. Jemi ngërthyer nga interesa të vogla. Ata qe nuk pipetijne – kanë një femijë me burse nga kjo ministre nga ky pushtet.
Tek ne dominon interesi i familjes, i klanit por jo interesi i kombit. Atëhere shtrohet pyetja pse ? Nëse vëmë familjen dhe klanin para kombit, atëherë a e kemi perfunduar proçesin e formimit si komb?

Shpesh ne jemi primitive ( lufta ne mes llojit eshte lufta me e ashper- sipas Darëinit) Vini re kur nje shqiptar arrin sukses – te tjeret perpiqen ta ulin – nuk e ndihmojne – nuk ka problem nese nje rumun, polak shkelqen, kjo shpesh i lë ndiferentë shqiptarët, por  kur ka sukses një shqiptar ka shumë më tepër xhelozi, kjo është edhe një provë tjetër se nuk llogjikojmë duke e vënë kombin të parin.

  • Jemi ne që pjellim një klasë politike të shëmtuar apo është politika që përcakton varfërinë dhe shëmtinë tonë të përditshme?

  • Politika eshte pasqyre e popullit.
  • Cdo popull meriton qeverinë që ka!
  • Nepotizmi – Nuk duhet te bejme fajtor ata që fusin në punë nipër e mbesa – nipërit e mbesat që kerkojnë favore janë po aq fajtorë sa ata qëi fusin në punë sepse kerkojnë atë që nuk e meritojnë, pra nuk janë për meritokracinë. Meritokracia fillon nga vetja./Klara Buda
Share: