Nga Artur ZHEJI
Në fjalën e gjatë dhe monotone të Ramës, ku njoftoi live dhe përpara kamerave ndryshimet e ministrave, duke u bërë nga një fërkim në zverk, pas shkelmit në prapanicë, u kuptuar nga reagimet e të pranishmëve se askush nuk dinte asgjë më parë.
Pothuajse përlotja e ish-ministrave Kumbaro dhe trishtimi i Lindita Nikollës, komplot habia revoltë e Arben Ahmetajt, të xhiruara detaj pas detaji dhe me kujdes nga kamerat e ERTV, bëri të qartë se kryeministri, nuk e kishte parë të mirë të njoftoni paraprakisht, të dënuarit me kokë-prerje, që do të jetë me një goditje të vetme dhe me pak masazh me togfjalësha ngushëllues në qafa, pikërisht aty ku ndodh edhe rupje e kokës nga trupi …
Simbas gojëve të liga të PS, që pas këtyre ndryshimeve në qeveri, u shtua me shpejtësi, kryeministri këto ndryshime ka këshilluar vetëm Lindën, këshilltarin e jetës dhe të qeverisjes, që konkuron edhe Endri Fugën.
Ndryshime priteshin, Rama provoi njëherë në mënyrë konsensuale në Shtatorin që shkoi, por nuk ka dalë dhe më pas, vendososi të veprojë sipas zakonit: Pa parathënie e pa paralajmërim, pa parë në sy dhe pas kurrizit “…
Dhe ish 7 copė ministrat e ministrave, qė u larguan nga Teatri Politik, jetojnė jetėn, si tė ishin 7 dollakė nė dorėn e kukullaxhiut kryeministėr …
Në të vërtetë, këtë pjesë, Rama e ka merak veten dhe qan mjeshtërisht nga ana aktoriale, duke përdorur një zë të mbytur dhe pak bas, pak i mprehtë dhe solemne njëkohësisht, që procesi i kokë-shputë e kukullave, të ngjajë më shumë me përkundër të vet, sidomos kur KM-ja, herë pas here shtonte me kumbim zyrtar: “do të ngarkohen me detyra të tjera shumë të rëndësishme” …
Kur në të vërtetë, me siguri, shumica e dërmuesve dhe e larguarve, nuk do të bëhen kurrë më ministra në jetën e tyre dhe sigurisht kjo nuk do të jetë ndonjë humbje e madhe, për hir të Zotit! Përkundrazi!
Madje largimi i gomave, nga teatri i kukullave të qeverisjes, në këtë periudhë skandalesh dhe protesta të njëpasnjëshme, i hedh kokëprerët ish ministra, mes dy zjarresh, mes ambicies e pakufi, të atyre që zëvendësojnë dhe të popullit të zhgënjimit që kërkon “fajit “Për të shqyer dhe për të mallkuar.
Ndërkohë që mjeshtri i kukullave, i vetmi që ka zë të figurë në atë paradë të heshturish që vetëm dëgjojnë, që nuk debatojnë, që nuk hap gojë dhe që, në shtangien e gomave, lejohet vetëm të turpshëm, hedh sytë në boshllëk dhe jep në mënyrë të njëpasnjëshme lajmet e myxxherrit, që janë të tijfuqishme të gjitha vendimet.
Në realitet, Rama duhet të falenderojë, sepse na jep mundësi që “të jetojmë”, të shohim eksperimente psikologjike, deri sa të mund të bjerë, të përdhoset dhe të asgjësohet, personaliteti i njeriut i individit, në emër të karrierës dhe të ardhurat që sjell ajo.
Poshtrimi i publikut që ka bërë KM-ja, është gjithmonë në favor të tij, sepse jep iluzionin “popullit”, që ka “lexuar” me themel, protestën e tij, nga “Astiri” deri te studentët …
360grade.al