Home KRYESORE Lame-Metës: Edi Rama s’ ka ndërmend të çojë në Surrel arkivin e...

Lame-Metës: Edi Rama s’ ka ndërmend të çojë në Surrel arkivin e Kadastrës

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta ktheu në parlament ligjin për Kadastrën. Artan Lame dha se Presidenti ka mbushur 14 faqe dhe nuk ka dhënë asgjë. Por veçmas, Lame u ndal tek argumenti i Presidentit se me këtë ligj Kryeministri po tenton të “kapë” këtë institucion.

“Admiroj aftësinë e Presidencës për të mbushur 14 faqe kundër ligjit të Kadastrës dhe të mos thojë asgjë. Kemi që dje qe jemi mbedhur dhe përpiqemi të gjejmë një argument në ato 14 faqe dhe s’po ja dalim dot. Sidoqoftë, njërën prej shqetësimeve presidenciale do më lejoni ta analizoj. Presidenti shkruan se “me këtë ligj Kryeministri merr atributet e administratorit të Regjistrit të Pasurive të paluajtshme”.

Kaq u desh që ca nga ato portalet që bëjnë lëmsh dynjanë, të shkruanin se Edi Rama po grabit regjistrin e pronave të shqiptarëve. Dëshiroj të siguroj Presidentin se, jo vetëm Kryeministri i sotëm, por asnjëri nga 34 Kryeministrat e historisë së këtij vendi nuk e kanë patur idenë se si lexohet Regjistri i Hipotekës, ndaj s’kanë ç’e duan. Veç kësaj, unë u përpoqa të bëj verifikime dhe nuk më rezulton që Edi Rama të ketë ndërmend të çojë në Surrel arkivin e Kadastrës”.

Me tej Lame sqaron se me ligjin e ri, Agjencia e Kadastrës do jetë në varësi të Kryeministrisë për mbarëvajtjen e punës.

“Ligji e thotë qartë: Regjistri i Pronave është në administrim të Ministrisë së Drejtësisë si deri më sot. Ndërsa Agjensia e Kadastrës do të jetë në vartësi të Kryeministrit, në mënyrë që ky t’i tërheqë veshin direkt Drejtorit për mbarëvajtjen e punës së këtij Institucioni, që do të jetë themeli i reformës së pronës.

Të asaj Reforme të pronës që është nga ato ku s’pati të majtë e të djathtë që nuk ishte dakord se duhej bërë, përfshirë edhe vetë Presidentin kur ishte Kryetar i Kuvendit”, shprehet Lame.

Share: