Home KRYESORE Letër e hapur mbi nevojën e një reforme të thellë dhe cilësore...

Letër e hapur mbi nevojën e një reforme të thellë dhe cilësore në kërkim shkencor dhe sistemin arsimor të lartë në Shqipëri

26 studiues Shqiptarë që punojnë në universitetet në vendet si Portugali, Zvicër, Norvegji, Holandë, Gjermani, Itali, Hungari, Belgjikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dërguar ditën e djeshme (8 Janar) një letër drejtuar presidentit të Komisionit Europian z. Jean Cluade Juncker në lidhje me gjëndjen e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri. Në letër studiuesit shqiptarë ngrejnë shqetësimin mbi cilësinë dhe profesionalizmin e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në vend. Studiuesit shqiptarë në letrën e tyre shprehen se arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor janë të nevojshëm në nxitjen e proceseve demokratike, zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të nevojshme për të udhëhequr zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë dhe krijimin e një edukimi konstruktivist, bashkëpunues dhe të një sistemi të bazuar në meritokraci. Në letrën dërguar komisionit europian shprehen problematikat lidhur me infrastrukturën dhe abuzimet me fondet e alokuara. Studiuesit shqiptarë shprehen se që nga rënia e sistemit komunist në fund të viteve ’90, ka patur dhe ende ka investime të pamjaftueshme në universitetet publike, madje edhe mungesë në elementët bazik siç janë tavolinat, dërrasa e zezë, system i ngrohjes dhe ftohjes ose sistemi sanitar. Ekziston gjithashtu një nevojë e rëndësishme për laboratorë eksperimentale dhe pajisje laboratorike- shhprehen studiuesit shqiptarë në letër. Studiesit Shqiptaë shprehen “Ne besojmë se mungesa e infrastrkturës kërkimore ka qenë një nga arsyet kryesore pse studentët dhe stafi akademik mbeten të paekspozuar punën kërkimore.”. Më tej studiuesit ngrejnë problematikën me gradat shkencore dhe titujt akademik të dhënë në mënyrë të pamerituar në 10-20 vitet e fundit. Mbi 58% e profesorëve në universitet shqiptare nuk kanë publikime në revistat me faktor impakti sikurse edhe ligji kërkonte për marrjen e titullit profesor dhe profesor i asociauar. Studiuesit shprehen se numri më i lartë i titujve akademik është dhënë në vitet kur ka patur fushatë elektorale në Shqipëri, fakt që mund të sygjerojë ndikimin politik në progresin akademik, dhe se titujt e alokuar janë dhënë si shënjë mirënjohje për kontributin politik të kandidatëve. Gjithashtu studiuesit ngrejnë shqetësimin për plagjiaturat që janë bërë publike deri më sot dhe përfshijnë zv. Ministra, Ministra, deputetë dhe përfaqësuesin e parlamentit shqiptarë për negociatat me BE, deputetin Taulant Balla. Deri më sot- shprehen studiuesit shqiptarë- nuk ka asnjë masë nga qeveria shqiptare apo universitetet për heqjen e titullit akademik, apo pranim të problemit nga personat e akuzuar. Gjithashtu, një tjetër shqetësim që shprehet në letër është largimi i trurit nga Shqipëria dhe mungesa e politikave që stimulojnë kthimin e trurit në Shqipëri. Sipas raportit të fundit të UNESCO, më shumë se 30% e shqiptarë të mirëarsimuar largohen nga vendi. Pavarësisht këtij fakti me pasoja për shoqërinë Shqiptare, nuk ka politika nga shteti shqiptarë që të nxisë dhe mbështesë kthimin e shqiptarëve të edukuar jashtë.
Share: