Home KRYESORE Mbyllet komisioni hetimor “Tahiri”/ Paloka: Do ta ribëjmë kërkesën

Mbyllet komisioni hetimor “Tahiri”/ Paloka: Do ta ribëjmë kërkesën

Është mbyllur vetëm pak minuta më parë konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare, e thirrur nga opozita. me qëllim shtyrjen e komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në përfundim të mbledhjes, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka bëri me dije, se konferenca e kryetarëve nuk kishte pranuar kërkesën e opozitës për zgjatjen e punimeve të komisionit për çështjen “Tahiri”

Paloka tha se do ta ta ribëjnë kërkesën për zgjatjen e punimeve të komisionit.

“Komisioni do të ringrihet pavarësisht se ata përpiqen ta pengojnë”

Taulant Balla në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, tha se komisionit i kishte mbaruar afati më 6 dhjetor.

“PD kishte harruar që komisioni nuk ishte mbledhur për muaj të tërë. Komsionit i mbaroi mandati me 6 dhjetor/ PD dhe LSI le ta risjellin kërkesën siç duhet, sepse ne mund ta shkelim kushtetutën vetëm se opozita ishte në gjumë”

Share: